Amnistia/Kuvendi miraton zgjatjen deri ne 31 maj. Deri tani, 156 milion dollare perfitimi per qytetaret e sipermarrjen. Koha deri ne 31 maj, e gjitha per 30 mije familje ne pallate te palegalizuara. Per to legalizim e rivleresim pasurie. Perfitimi nga tatimi qe ulet nga 15% ne 2%

(TOP CHANNEL) Afati për rivlerësimin e pasurive të patundshme e shty deri më 31 maj të ketij viti. Komisoni i Ekonomisë miratoi propozimin e qeverisë me votat e mazhorancës, opozita nuk merrte pjese në mbledhje.

Afati i mëparshëm ishte 28 shkurti. Ky ligj u mundëson qytetarëve të rivlerësojnë pronat me një taksë të ulët, vetëm 2 për qind të vlerës, nga 15 për qind që është normalisht.

Nga shtatori kur nisi deri tani ka pasur 27 mijë aplikime, ndërkohë u krijohet mundësia edhe 30 mijë familjeve të tjera që të përfitojnë nga procesi i legalizimit të apartamenteve.

“Formalizim shumë i madh, prej 1 miliard dollarësh, kursim për qytetarët prej 156 miliardë dollarë një fluks në rritje dhe mundesi për 30 mijë familje na bën t’iu kërkojmë shtyrjen e afatit të ligjit deri 31 maj 2017”, tha Arben Ahmetaj, ministri i Financave.

Në të njëjtën mbledhje komisioni i Ekonomisë miratoi shtyrjen e afatit deri në 31 dhjetor të 2018, të përdorimit të bonove të privatizimit. Këto të fundit mund të përdoren për në formulën e pagesës së legalizimeve të ndërtimeve pa leje, dhe në disa privatizime të ndërmarrjeve

Share this post