Të bukurat shqiptare, kuq e zi në përkrahje të Kombëtares Shqiptare (FOTO)

Dafina Zeqiri, Elvana Gjata, Dhurata Lipovica, Angjela Martini janë vetëm disa prej femrave që kanë zgjedhur gjatë karrierës të pozojnë me simbole kombëtare, me flamur, me shqiponjë, duke shpalosur edhe njëherë shpirtin shqiptar të lidhur këtë radhë me futbollin, aty ku Shqipëria këtë vit ka bërë historinë.

Kur bëhet fjalë për ngjyrat kuq e zi, atëherë fillimisht gjithë kombit shqiptar i kujtohet historia që daton shekuj e shekuj me radhë. Kështu pas shumë shekujsh, dekadave e viteve këtij kombi duket se i erdhën ditët e veta, duke u përfaqësuar denjësisht nga yje shqiptare nëpër botë.


Në të gjitha anët e botës, kudo që ka ndonjë evenimet të madh e që shpaloset flamuri kuq e zi, mburrja e krenaria janë ato që qëndrojnë me këtë popull deri në momentet e fundit. Kështu pjesëmarrja nëpër ngjarje të ndryshme të rëndësishme për këtë komb, fillon nga kultura, filmi, arti, muzika e shumë ngjarje të tjera. Tani së fundmi u shënua edhe historia e shumëpritur në fushën e sportit pjesëmarrja e kombëtares shqiptare në Kampionatin Evropian Euro 2016.

“Me plis për Paris”, ishte motoja që e shoqëroi këtë kombëtare që nga loja me Armeninë, aty ku Shqipëria fitoi me rezultat të pastër 0:3. E kjo ëndërr veç u bë realitet, pasi që në lojën e parë në kampionat ku Shqipëria luajti me Zvicrën, i gjithë stadiumi u bë kuq e zi, e padyshim që plisi nuk mungonte.

Në rrjetet sociale, ata që nuk kanë mundësinë të shohin lojën nga afër, postojnë fotografi të ndryshme të cilat kanë bërë bujë të madhe në gjithë shqiptarinë, fotografi këto të bukurosheve shqiptare të bëra me inspirim shqiponjën.

KultPlus, për nderë të lojës që do të mbahet mbrëmjen e sotme, mes Shqipërisë e Francës, ka zgjedhur disa foto të shkrepura këto vitet e fundit, nga fotografët e njohur shqiptarë të cilët kanë zgjedhur flamurin ta tregojnë në forma të ndryshme, mbi bukuroshet shqiptare. Në mediet botërore edhe këngëtarja e njohur shqiptare Elvana Gjata ka hyrë në mesin e fanseve më të bukura të Euro 2016, padyshim që me flamurin kombëtar.

Filed in: Art

Share this post