Jolie flet për herë të parë për divorcin

Jolie flet për herë të parë për divorcin
Jolie flet për herë të parë për divorcin

Angelina Jolie ka folur për herë të parë në publik lidhur me fundin e “vështirë” të martesës së saj me Brad Pitt dhe ndikimin që pati tek gjashtë fëmijët e tyre.

Ylli i Hollivudit është në Kamboxhia bashkë me fëmijët, për promovimin e filmit të saj të ri dhe shpërthen në lot teksa pyetet për jetën e saj personale gjatë një interviste ekskluzive për BBC News.

“Nuk dua të flas shumë për këtë, përveçse të them se ishte një periudhë shumë e vështirë dhe ne jemi një familje, dhe gjithmonë do të jemi një familje”, rrëfen ajo mes emocionesh.

“Ishte shumë e vështirë. Shumë njerëz e gjejnë veten në këtë situatë. E gjithë familja ime ka kaluar atë periudhë të  vështirë”, vijon më tej aktorja 41- vjeçare.


Një betejë e hidhur mbi kujdestarinë e fëmijëve doli në media, pasi Jolie kërkoi divorcin nga Pitt në shtatorin e kaluar. Ajo fitoi kujdestarinë e plotë të fëmijëve, pasi një incidenti në avionin privat të familjes teksa ktheheshin në Los Angeles nga Franca.

Por më pas çifti i famshëm arriti një marrëveshje në janar për të nënshkruar dokumentet e kujdestarisë.

“Fokusi im janë fëmijët e mi, fëmijët tanë. Ne jemi dhe do të jemi gjithmonë një familje dhe ky është qëllimi im. Po përballem me gjetjen e mënyrës për tu siguruar se kjo na bën më të fortë dhe më të afërt”, shpjegon ajo për BBC.

Filed in: Art

Share this post