Sot Juventus-Milan, përballja e katërt sezonale

Sot Juventus-Milan, përballja e katërt sezonale

 

Sot në mbrëmje Juventusi dhe Milani do të vihen përballë njëra-tjetrës për të katërtën herë gjatë këtij sezoni.

Në “Juventus Stadium” këto dy skuadra do të ngrenë siparin e javës së 28 të Serisë A, një ndeshje që ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Bilanci flet për kuqezinjtë që kanë 2 fitore ndaj “Zonjës së Vjetër” kundrejt 1 suksesi të kësaj të fundit.

Juventusi vjen në këtë ndeshje pas barazimit të vuajtur me Udinesen. Në konferencën e shtypit, pas asaj sfide, Allegri theksoi se skuadra e tij nuk luajti mirë, e megjithatë ai arriti të marrë pikë në Friuli. Tashmë diferenca me Romën e vendit të dytë është 8 pikë dhe rruga drejt titullit është e hapur, por kur bëhet fjalë për Milanin bardhezinjtë nuk kanë ndërmend aspak të tolerojnë kjo edhe për faktin se skuadra e Montella-s vjen pas 4 fitoreve në 5 ndeshjet e fundit.

Kuqezinjtë vazhdojnë të jenë në vendin e 7 në klasifikim, por ata kanë mundur të reduktojnë ndjeshëm diferencat me skuadrat që ndodhen përpara tyre. Nëse Milani do të mund të fitojë në Torino, atëherë do t’u jepte një sinjal të fortë kundërshtarëve direkt për një vend në Europa League.

Por jo vetëm kaq, Milani nëse mposht bardhezinjtë në fushën e tyre, do të thyeje edhe tabunë “Juventus Stadium”, fushë në të cilën kuqezinjtë nuk kanë mundur asnjëherë të marrin pikë. Hera e fundit që Milani ka mundur të fitojë ndaj Juventusit në Torino ka qenë në sezonin 2010-2011 me rezultatin  kur në pankinën e kuqezinjve ishte pikërisht Massimiliano Allegri.

Share this post