Berisha sulmon nga çadra e PD-së, Romana Vlahutin dhe Donald Lu: Monstra Soros të shpallet ‘non grata’


Fjalimet që nuk mban dot të enjteve në Kuvend, tani Sali Berisha i mban në çadrën e PD-së.

Nga kjo çadër ai ka sulmuar ambasadorët romana Vlahutin e Donald Lu për reformën në drejtësi, ndërsa ka kërkuar shpalljen “non grata” të Sorosit.

“Një e vërtetë e madhe po del sot si drita e diellit përpara shqiptarëve.

Në vitin 2014, presidenti Bujar Nishani thirri të gjitha forcat politike për të bërë reformën në drejtësi.

Natyrisht presidenti Bujar Nishani i thirri për inkurajim, sepse reformën do e bënin forcat politike.

Çfarë ndodhi?

Menjëherë reformën e mori Edi Rama në dorë dhe përjashtoi opozitën.

Çuditërisht në krah të Edi Ramës u rreshtuan edhe guvernatorja dhe më pak ambasadori Lu.

Me deklarat të njëpasnjëshme, aq sa u detyrova t’i them se me këto deklarata po çon drejt destabilizimit, Shqipërinë!

I thashë ambasadores Vlahutin ‘Ti me këto deklarata con drejt destabilizimit Shqipërinë’. Nuk dua ta hajë kush sapunin për djathë se nuk ka më keq. E bëtë draftin me specialistë të huaj, natyrisht të paguar nga Xhorxh Soros, ky kryekorruptor në botën e lirë.

Njeriu që pëdor milionat për të korruptuar politikanët. E bënë me ekspertë ndërkombëtarë, Venecia e përmbysi, sepse me 16 nene, projekte i jepte dorë Edi Ramës. Urdhëroni ta bëjmë bashkë, jo jo, e bënë përsëri vetëm. Me urdhër të Sorosit Rama shkeli marrëveshjen, votoi të gjitha ligjet, duke shkelmuar kushtetutën.

E bënë draftin me njerëz të paguar nga George Soros, ky kryekorruptuar që përdor bilionat për të korruptuar politikanë.

E bënë siç e deshën. ‘Venecia’ e përmbysi komplet.

Pse?

Sepse projekti i jepte Edi Ramës në dorë drejtësinë.

Mos harroni çakejtë analistë që i vërsuleshin opozitës, e cila po mbronte shtetin ligjor.

Lulzim Basha si kryetar i PD, përballoi presionet më të paimagjinueshme, por nuk e lëshoi veten. Në fund mori një shpërblim, pasi e telefonoi Angela Merkel, i telefonoi Departamenti i Shtetit, që e kuptuan se përse qëndroi Lulzim Basha dhe opozita. I telefonoi krejt bota sepse ai mbrojti të drejtën,” tha Berisha.

Pas dy ditësh, me urdhër të Sorosit, Edi Rama shkeli marrëveshjen dhe miratoi ligjet pa opozitën”, vijoi ai.

Berisha komentoi edhe letrën e 6 senatorëve republikanë, dërguar Sekretarit të Shtetit për të parë rolin e George Soros në rajon.

“U jam mirënjohës senatorëve të SHBA, për shqetësimin e tyre të shprehur në letër. I bëj thirrje Kongresit dhe Senatit amerikan të hetojnë me përgjegjësi të madhe, çdo veprimtari të çdolloj të kryekorrupturit politik të botës, George Soros.

I bëj thirrje Senatit dhe Kongresit amerikan, që t’i ndalojë çdo veprim kësaj monstre në demokracitë e reja.

I bëj thirrje Parlamentit Europian që të ndërpresë veprimet e tij.

Njerëz si atij meritojnë vetëm një gjë: ‘non grata’ kudo,” tha Berisha.

Në fund ai komentoi edhe emërimin e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm.

“Së fundmi një pyetje e kam për të gjithë shqiptarët: A meritoni ministra xhelatë të diktaturës?” tha Berisha.

Share this post