Denoncimi i Fiks Fare: Ja si shfrytëzohen punëtorët në biznesin fason

Denoncimi i Fiks Fare: Ja si shfrytëzohen punëtorët në biznesin fason

Fiks Fare tregoi këtë të mërkurë sesi shfrytëzohet krahu i lirë i punës në Shqipëri nga biznesi fason.Shumë prej këtyre bizneseve nuk  u paguajnë sigurimet punëtorëve, që është një detyrim ligjor,  ushtrojnë orare të tejzgjatura e mbi të gjitha zbatojnë pagat minimale. 

Kjo panoramë është thuajse në të gjitha qytetet e Shqipërisë, aty ku operon biznesi fason.

Investigimit 2-vjeçar i Fiks Fare për shfrytëzimin e punëtoreve në biznesin nisi nga një ankesë e ardhur në adresë të emisionit nga një punëtore fasonerie. Ajo ishte punëtore e kompanisë “Mali sh.p.k”, fabrikë këpucësh në qytetin e Lezhës, e cila u ankua  në lidhje me pagesën dhe siguracionet.

Fiksi nisi menjëherë bashkëpunimin me denoncuesen për atë çka po ndodhte në këtë kompani.  Pamjet treguan qartë se shqetësimet e punëtoreve në kompani ishin të shumta duke filluar nga paga e ulët  dhe puna e tyre e tejzgjatur  në të zezë. Punëtoret paguheshin më 500 lekë dita jo , 8 orarësh, por dita pasi nëse kishin punë do të punonin më gjatë.

“Shiko si më janë bërë gishtat? I kam gropë për 500 lekë në ditë”, shprehet një punëtore e fabrikës. Një punëtore tjetër shpreh pendesë  duke pohuar se për të filluar në këtë fabrikë kishte lënë një punë më të mirë, vetëm se ishte mashtruar nga pronari i firmës për kushtet dhe pagesën.  “Lashë atë punë ku isha dhe erdha këtu me 500 lekë”, shprehet ajo.
Shkeljet e Kodit të Punës për këtë kompani nuk mbarojnë me kaq. Në këtë biznes ka të punësuara vajza 16-vjeçare me kohë të plotë.  Vajza e mitur i pohon njërës prej kolegeve se kishte filluar punë pasi nuk kishte mundur të ndiqte dot shkollën. “Pagesën si të tjerat e kam, 500 lekë dita. Nuk nisa shkollë dhe erdha këtu”, shprehet 16 vjeçarja.

Më pas gazetarët vendosin të hyjnë në këtë kompani për të takuar pronarin. Shoqërimi i gazetarëve nga pronari i kompanisë  “Mali sh.p.k.” i bëri punëtoret të frikësoheshin  dhe të fshihnin të vërtetën nga frika e heqjes nga puna.

Ata ngatërrohen me ato që thonë pasi përpiqen të gënjejnë duke mbrojtur pronarin. Njëra prej tyre thotë e marr rrogën në bankë, por nuk e di shumën  se sa merr. “Po në bankë e marr rrogën, jam e siguruar”, thotë punëtorja me frikë, ndërsa pyetjes së gazetares sesa lekë merr nuk di t’i përgjigjet.

Pronari i kësaj kompanie, Alfred Mali pranon për Fiksin se nuk është perfekt, por sipas tij do përpiqet t’i rregullojë kushtet. Ai përpiqet të justifikohet për pagat duke thënë se punëtoret këtu edhe mësojnë. Ndërkohë, shefja e financës së kompanisë thotë se nuk ka pagë nën 220 mijë lekë (të vjetra) siç e parashikon Kodi i Punës.

Fasoneria, premtimi i kësaj qeverie

Biznesi fason është mbështetur nga qeveria me anë të një pakete të miratuar që në vitin 2014. Paketa fason përfshin shumë lehtësira për këtë biznes, disa prej të cilave janë:

-Për herë të parë parashikohet kontratë qiraje me tarifë simbolike 1 euro kontrata për industrinë fason.

– Ulja e kostos administrative dhe shkurtim i kohës për operatorët ekonimik

– TVSH e karburantit kreditohet menjëherë pa pasur nevojë për të dorëzuar dokumente  apo për miratim nga Drejtoria Rajonale Tatimore.

– Reduktim i kostove për biznesin.

– Lehtësim për financimin e bizneseve në teknologji me kredi të buta.

– Përjashtim nga TVSH për makineritë dhe pajsjet.

– Lehtësim i procedurave doganore.

Share this post