REPLIKAT/ Ilir Meta i përgjigjet ashpër Blushit: E vetmja ndërhyrje që kam bërë te Rama, ishte të bëheshe ministër. Ti ke ardhur nga planet tjetër


Kryeparlamentari Ilir Meta ka replikuar ashpër me Ben Blushin në Kuvend.

Kjo, duke qenë se ky i fundit ka akuzuar Metën si përgjegjës për largimin e katër ministrave.

Meta zgjodhi t’i përgjigjej këtyre deklaratave nga kryesia e Kuvendit.

Ai e ka quajtur Blushin “të paprovuar” duke e ftuar ta provonte njëherë veten në zgjedhje.

“Faleminderit për këtë fjalim historik.

Dhe meqenëse në këtë fjalim historik unë u përmenda më shumë se nga politikanët e vjetër, nga një politikan i ri i sapo ardhur nga një planet tjetër, dua t’i them të gjithë ministrave, kandidatëve për ministra, sot nesër e përgjithmonë, që e vetmja ndërhyrje që kam tentuar të bëj pranë zotit Rama kur është bërë qeveria, është që parafolësi të bëhej ministër.

Por ndoshta mirë është bërë që nuk është bërë ministër sepse Shqipëria ka një alternativë të re, një shpresë të madhe, një njeri të pa provuar asnjëherë.

Ka të drejtë të kërkojë të votohet dhe të besohet”, tha Meta.

“Do jenë ministra Olta, Fatmiri edhe emrat i tha me bezdi, i rraskapitur nga puna, nuk ka më asnjë pasion, nuk punon më, vetëm administron pushtetin që ka pasur, si e pranoni ju që ndërrohen ministrat si kuaj gare, pa shkak?

Ministrat u hoqën si taksë për koalicionin me Ilir Metën, kaq e thjeshtë paguhet një taksë te Meta, nuk është një parti mbi Shqipërinë, janë dy parti, taksa e Metës për Rilindjen heqja e Tahirit, Iliri hoqi Saimirin,

Koalicionet funksionojnë me parime, për më shumë vende pune, as flet njeri, reformën në drejtësi e falimentuan në bashkëpunim me cadrën”, u shpreh Blushi në fjalimin e tij në Kuvend, që solli reagimin e Metës.

Share this post