Ç’po m’i bën pranvera mendjes?

Ndiheni të lodhur dhe keni një dëshirë të çmendur për ndryshime? Janë efektet e pranverës. Çfarë provokon stina e re në mendje, trup e humor?

Stina e dashurive të reja. Lulet shpërthejnë, ditët zgjaten dhe mendja jonë ndryshon. Turi ynë i do ndryshimet. Duket sikur ne njerëzit duam t’i ikim çdo gjeja që na i prish rutinën, por në fakt jemi programuar për të ndryshuar dhe për të modifikuar atë që nuk na bën më të ndihemi mirë.
Stina e pranverës është momenti perfekt për një evolucion, sepse pavarësisht se na duket sikur nuk ka të bëjë me ne, jemi të lidhur me natyrën dhe kur ajo ndryshon duam të ndryshojmë edhe ne.
Po ju tregojmë se cilat janë efektet që pranvera provokon në mendjen tonë.

Dëshirë për revolucion
Për gjithë dimrin jemi mbyllur në sftrofullën donë duke u ankuar për të ftohtin, errësirën dhe shiun, por tani kemi dëshirë të hapim sytë. Kthehet dëshira për të dalë, ecur, takuar njerëz e sidomos për të prerë flokët. Sepse prerja e flokëve përfaqëson dëshirën për një vete të re, për të pritur me një ndryshim të madh të rejat që do sjellë dielli.

pranvera gjumi

Përgjumje
Nëse mezi arrini të ngriheni nga shtrati dhe ndjeni peshën e gjumit, mos u trembni. Në fakt trupi dhe mendja juaj po zgjojnë organizmin nga periudha dimërore.
Ky mekanizëm prodhon konsum më të madh energjish dhe ky mund të jetë shkaku i përgjumjes. Nuk duhet të shqetësoheni, është një proces normal pas dimrit, që do të normalizohet pas disa javësh.

Më shumë energji
Gjatë ndryshimit të stinëve, për shkak të ritmeve të reja mund të vihet re një rënie energjie, që mund të rikuperohet me marrjen e suplementeve dhe me një ushqyerje korrekte. Por pasi gjërat të normalizohen, do të vihet re e kundërta, një energji e re e gjitha për t’u shfrytëzuar. Neuronet e hormone ndikohen nga ekspozimi në dritën e diellit, duke qenë se në pranverë prodhohet më shumë serotoninë dhe kortizol, që i japin më shumë jetë organizmit tonë.

Gjendje më e mirë psikofizike
Më shumë orë me diell dhe temperaturat më të larta bëjnë që trupi ynë të lëvizë më shumë dhe më në fund na kthehet dëshira për të ecur ose pedaluar me biçikletë më shumë sesa të hipim në makinë.
Për pasojë, muskujt zgjohen dhe ne ndihemi më pak të fryrë e më në formë për të përballuar ditën.

Share this post