Ish-ministri britanik: Zhurmëmadhi Berisha, PD kundër SHBA-së dhe BE-së

Në një analizë të bërë për politikat që po ndiqen në Ballkanin Perëndimor ish­-ministri për Evropën i Britanisë së Madhe, Denis MacShane, ka shkruar edhe për krizën politike në Shqipëri.

Duke shkruar për situatën politike në vendin tonë, një rëndësi të veçante ai i ka kushtuar procesit të reformës në drejtësi e cila është mbështetur fort nga SHBA dhe BE. Ai mbajtur qendrim kritik ndaj rolit qe po mban Partia Demokratike ndryshe nga kryeministri Rama që ka qenë gjithmonë pro SHBA-së dhe BE-së.

“Në parlamentin Shqiptar Partia Demokratike opozitare refuzon të votojë propozimet e BE-­së dhe SHBA-­së mbi vetingun dhe reformën gjyqësore. Shqipëria pritet të zhvillojë zgjedhjet në verë, ku Kryeministri socialist properëndimor dhe pro­ BE, Edi Rama, do të kandidojë për një mandat të dytë”, shkruan ndër të tjera MavShane.

Më tej ai shkrua duke e quajtur Berishën, zhurmëmadhi i cili dominoi në politikën shqiptare para se të vinte Rama në pushtet. Ndërsa nga ana tjetër pasardhësi I tij Basha po nxit zëmërim kundër Ramës.

“Politikat shqiptare në 20 vitet para se Rama të arrinte një fitore të qartë në 2013 u dominua nga zhurmëmadhi Sali Berisha dhe Partia e tij Demokratike. Tani, gjithsesi, pasardhësi i Berishës si lider i PD­së, Lulzim Basha, po nxit zemërim në rrugë kundër Ramës”.

Pjesë nga artikulli i botuar në Euractiv:

Tashmë, një betejë politike oportuniste mbi reformën gjyqësore në drejtësi në Shqipëri ka çuar papritur drejt një populizmi anti­europian në një vend ku më parë ndjenja pro­europiane ishte pothuajse universale.

BE- ja dhe SHBA-ja duan që Shqipëria të sjellë para një procesi të vështirë vlerësimi, aplikuesit për gjyqtarë dhe një sërë reformash të tjera për të pakësuar nivelin e lartë të korrupsionit duke përfshirë ryshfetin ndaj gjyqtarëve ose kërcënimet e drejtpërdrejta fizike kundrejt atyre ose familjeve të tyre.

Megjithatë në parlamentin Shqiptar Partia Demokratike opozitare refuzon të votojë propozimet e BE- ­së dhe SHBA së mbi Vettingun dhe Reformën Gjyqësore. Shqipëria pritet të zhvillojë zgjedhjet në verë, ku Kryeministri socialist pro­perëndimor dhe pro ­BE, Edi Rama, do të kandidojë për një mandat të dytë.

Politikat shqiptare në 20 vitet para se Rama të arrinte një fitore të qartë në 2013 u dominua nga zhurmëmadhi Sali Berisha dhe Partia e tij Demokratike. Nën drejtimin e tij pati skandale të pafundme financiare përfshirë skemën piramidale ku miliona shqiptarë humbën kursimet e tyre dhe vendi u bë një legjendë korrupsioni me shumë shqiptarë që emigruan për në veri.

Rama ra dakord të dërgonte trupa shqiptarë për të luftuar ISIS në Irak dhe fitoi një çmim të madh për vendin e tij – ofertën për anëtarësimin në BE. Por së pari, siç e bëri të qartë Kancelarja Gjermane, Angjela Merkel, përmes zëdhënësit të saj Gjermania do të shohë “reforma gjithëpërfshirëse lidhur me reformën në sistemin gjyqësor nga qeveria shqiptare”.

“Është në interes të popullit shqiptar, që në shumicë kërkuan realizimin e këtyre reformave, ecja para me këtë proces. Gjermania u bën thirrje të gjitha partive politike në Shqipëri të zbusin tonet e mosmarrëveshjeve të tyre politike. Thirrjet për dhunë, që dëgjohen herë pas here, mund dhe duhet të mos jenë një nga mjetet e pozicionimeve politike kontradiktore”.

Kjo reflekton shqetësimin në Berlin dhe kryeqytete të tjera të BE­së që partia demokratike ka vendosur të organizojë protesta massive në rrugë e të bojkotojë parlamentin për të krijuar një klimë tansioni me afrimin e zgjedhjeve të Qershorit”.

Në 2013, Sali Berisha i plakur pranoi humbjen dhe një kalim paqësor pushteti u vendos në Tiranë, në kontrast të thellë me atë që po ndodh aktualisht në Shkup. Tani, gjithsesi, pasardhësi i Berishës si lider i PD­së, Lulzim Basha, po nxit zemërim në rrugë kundër Ramës.

Mogherini vizitoi Tiranën ku deklaroi se zbatimi i vetingut dhe reformës në drejtësi është e vetmja pengesë që mban Shqipërinë larg nga nisja e bisedimeve për anëtarësim në BE. Ajo shtoi: “Ata që nuk votojnë vetingun, nuk e duan integrimin e Shqipërisë në BE”.

Të nesërmen e vizitës së Mogherinit, Basha e përçmoi atë teksa nxiste ndjenja kundër BE­së gjatë një tubimi në protestën e opozitës duke deklaruar: “Kanë ardhur mjaft zyrtarë të BE­së këtu për të thënë se nuk do të ketë integrim në BE pa realizuar zgjedhje të lira e të ndershme, pa luftuar korrupsionin, drogën, etj.

Tani ata thonë që e vetmja gjë me rëndësi është vetingu e sapo të zbatohet Vettingu do të nisin negociatat e BE ­së. Kemi një fjalë në shqip për këtë dhe këto quhen ‘broçkulla’ e në Anglisht ‘bullshit’.” Atëherë turma filloi të thërriste ‘Broçkulla! Broçkulla! Broçkulla!”.

Populizmi i papërpunuar i stilit Trump është i pazakontë. Me një moshë 42­vjeçare dhe i edukuar në Hollandë ai punoi për OKB në Kosovë dhe në gjykatën ndërkombëtare të Hagës për krimet në Ballkan.

Nën udhëheqjen e Berishës ai mbajti pozicione të rëndësishme si ministër i brendshëm dhe ministër i jashtëm dhe u pa nga drejtuesit e Partisë Populiste Europiane si një tip politikani të ri Europian në Ballkan.

Por tani politikat e vjetra Ballkanike po lartësohen dhe Basha me dëshirën e tij për të zëvendësuar Ramën duket më i etur për të luajtur në rrugë dhe mos bashkëvepruar me Parlamentin sesa të respektojë normat demokratike europiane.

I njëjti rikthim në politikat e vjetra të Ballkanit mund të shihet në Maqedoni, Kosovë, Serbi dhe Bosnje. Zyra Britanike e punëve të jashtme po propozon një konferencë të ballkanit perëndimor në vitin 2018, në daljen e fundit të Mbretërisë së bashkuar si një lojtar i politikës së jashtme të Bashkimit Europian para Brexit.

Sekretari i Politikës së jashtme britanike, Boris Johnson vizitoi rajonin dhe iu drejtua parlamentit. Konferenca e Ministrisë së jashtme Britanike është një lëvizje e mirë dhe tani duket sikur Bashkimi Europian dhe ministrat e saj të huaj marrin e seriozisht Ballkanin Perëndimor vetëm kur shpërthen dhuna.

Po bëhen gati dy dekada që kur ndodhën luftërat Ballkanike që ndoqën ndarjen e Jugosllavisë . Qëndrueshmëria, sundimi i ligjit, zgjedhjet paqësore dhe dorëzimet e qeta të pushtetit duken përtej së mundshmes”

 

Share this post