Batuta e Ramës në shtëpinë e Baba Reshat Bardhit: Zahon e kam si ‘lulëkuqe mbi mure’, surrels që rri me pulat e lopët


TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk i kursen asnjëherë batutat. Teksa ishte mysafir në familjen e të ndjerit Baba Reshat Bardhit me rastin e festës së Sulltan Novruzit, Rama u takua dhe me një ‘mikeshë’ të vogël.
Ishin njerëzit e shtëpisë ata që i çuan në prehër një vajzë 4-muajshe, ndërsa Rama me batutë theksoi se ajo ishte shoqja e Zahos. Duke vazhduar në linjën e shkasë, kreu i ekzekutivit shqiptar theksoi se Zaho ishte qërosh dhe katunar dhe rrinte me pulat dhe lopët në Surrel.
Disa herë Rama ka shpërthyer në pasthirrma i mrekulluar nga foshnja, që për hir të së vërtetës ishte një mrekulli e vogël. “E mbarë, me flokët për t’ia pasur zili. GJithë këto flokë. Zahon e kemi qeros. E qethim, e bëjmë gjithë kohës kështu si lulëkuqet mbi mure. Se e kemi dhe kështu Zahon, e kemi katunar, surrels. Rri me pulat, me lopët e me qenin atje. Po, po ka një grup shokësh atje”, tha Rama, i cili shoqërohej në vizitë dhe nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

 

 

Share this post