Identifikohet autori i sulmit terrorist në Londër, 4 të vdekur

Identifikohet autori i sulmit terrorist në Londër, 4 të vdekur

Autori i dyshuar i sulmit qendër të Londrës, fare pranë Parlamentit të vendit është Abu Izzadeen, i lindur në Britani.

Raportet e mediave britanike thonë se ky është njeriu që ka ngarë makinën për në Dhomën e Parlamentit, ndërsa plagosi me thikë një punonjës policie, i cili gjeti vdekjen më vonë.

Nga sulmi, humbën jetën 4 persona, ky përveç policit, tre të tjerët janë shtypur nga mjeti i drejtuar prej agresorit.

Gjatë një video në rrjetin YouTube, ai thotë se të gjithë në Parlament janë “kufarë”, ose “të pafe” në gjuhën shqipe.

Izzadeen ka qenë prej kohësh i njohur nga autoritetet për lidhjet e tij me terrorizmin.

Ai ka qenë në burg për mbledhjen e fondeve, nxitje të akteve terroriste në të kaluarën, si dhe ishte aktiv në grupe të ndaluara.

Burri ka lindur në lindje të Londrës, ndërsa më herët është quajtur Trevor Books. Ai është konvertuar në Islam në vitin 1993, duke ndryshuar edhe emrin.

Ai mendohet se u radikalizua pasi u takua me të tjerë të famshëm si Omar Bakri Muhammed dhe Abu Hamza al-Misri në Finsbury gjatë viteve ’90, shkruan “Independent”, megjithëse që prej atëherë kanë kaluar 27 vite.

Ai ka qenë i ftuar edhe në programe radiofonike duke dhënë deklarata të forta kundër politikanëve vendas.

 

Share this post