ISIS merr autorësinë e sulmit në Londër

ISIS merr autorësinë e sulmit në Londër

ISIS ka marrë përsipër autorësinë e sulmit terrorist në Londër. Përmes kanaleve ekstremistë të informacionit, Shteti Islamik e quan autorin e sulmit “një ushtar të tijin”.

Në deklaratën e marrjes së përgjegjësisë për aktin makabër, që goditi zemrën e Londrës, ekstremistët lëvdojnë aktin dhe kërcënojnë me sulme të tjera.

Identiteti i autorit të sulmit ende nuk është bërë publik, por kryeministrja Theresa May deklaroi para deputetëve britanikë se ainuk ishte në listën e personave nën mbikëqyrjen e shërbimeve inteligjente.

Kjo sipas mediave britanike, vërteton evoluimin e terroristëve dhe mundësinë se të tjerë persona si autori i sulmit në fjalë kanë mundur të infiltrohen në Perëndim.

Nga sulmi gjetën vdekjen pesë persona, mes tyre edhe një oficer i policisë. Ndërkohë, autori i masakrës u ekzekutua në vendngjarje nga autoritetet e sigurisë.

Hetimet për zbardhjen nëse autori ka vepruar i vetëm apo ka patur bashkëpunëtorë vazhdojnë dhe si pjesë e tyre janë arrestuar 7 persona.

Share this post