Kuvendi miraton emërimin e 4 ministrave të rinj

kuvendi-seance-plenare-1-1-300x200-1-300x200-1-300x200TIRANË- Kuvendi miratoi të enjten me votat e maxhorancës dekretet e Presidentit të Republikës për emërimin e 4 ministrave të rinj.
Me 76 vota pro, asnje kunder dhe asnje abstenim, Fatmir Xhafaj u emërua në postin e ministrit të Brendshëm; me 79 vota Ogerta Manastirliu u emërua ministre e Shëndetësisë; me 76 vota Olta Xhaçka u emërua ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ndërsa Eduard Shalsi u emërua me 76 vota ministër i Çështjeve Vendore.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi me 75 vota dekretin e shkarkimit të Sajmir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm; me 76 vota u miratua shkarkimi i Blendi Klosit nga ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë; dekreti i shkarkimit të Bledi Çuçit nga ministër i Çeshtjeve Vendore u miratua me 78 vota, dhe shkarkimi i Ilir Beqajt nga minister i Shendetesise, u miratua me vota 78 vota.

Seanca e sotme plenare u zhvillua sërish pa pranine e deputetëve te opozitës, të cilët, prej më shumë se një muaji vijojnë të bojkotojnë Kuvendin per shkak të protestës, që po zhvillojne para selise se kryeministrise, me kerkesen per krijimin e nje qeverie teknike, qe do te garantonte zgjedhje te lira e te ndershme.

 

 

Share this post