Gazetari i “Zërit të Amerikës” vë me shpatulla pas muri Lulzim Bashën, që e lëshojnë nervat…

Gazetari i “Zërit të Amerikës” vë me shpatulla pas muri Lulzim Bashën, që e lëshojnë nervat…

Më në fund vjen një lajm nga Lulzim Basha, nga vizita e tij në SHBA.

Nuk ka takuar ndonjë njeri të rëndësishëm në Departament të Shtetit, jo.

Thjesht ka vajt në SHBA, të japë një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

Veçse intervista nuk ka shkuar edhe aq mirë, pasi gazetari Arben Xhixho e ka vënë atë me shpatulla pas murit.

Ky i fundit ka insistuar duke e pyetur Bashën, se çfarë do të bëjë, nëse zgjedhjet mbahen më 18 qershor, nga kjo qeveri.

Basha fillimisht tha se pa opozitën nuk do të ketë zgjedhje.

Xhixho insistoi duke i kujtuar se kryeministri Edi Rama ka thënë se ato do të zhvillohen në 18 qershor.

Basha u përgjigj se populli dhe opozita do t’i pengojnë.

“Po cili popull, ata janë mbështetësit tuaj”, iu kthye gazetari?

Basha është mbrojtur me faktin se Dritan Hila dhe Artan Fuga, që e mbështesin, nuk janë të PD-së.

Por Xhixho nuk është tërhequr dhe ka insistuar prapë, duke e pyetur se “nëse zgjedhjet bëhen, cilat mekanizma do të përdorni ju për t’i penguar?”

Basha është tërhequr disi, dhe tha se mjetet me të cilat do të bëhet i mundur pengimi i zgjedhjeve, do të shpalosen hap pas hapi, por pa dhënë një përgjigje të qartë.

Kjo, pasi as ai vetë nuk e di se çfarë do të bëjë.

Një pjesë tjetër e vështirë për Bashën, ishte ajo kur ka folur për administratën e Uashingtonit.

Basha tha se administrata e Uashingtonit është keqinformuar nga paratë e narkotrafikut.

Por Xhixho ka ndërhyrë për t’i kujtuar Bashës, se në Uashington informatat shkojnë nga Ambasada e Tiranës.

Basha, që e ka kuptuar gafën, ka thënë se ai e kishte fjlalën për lobistët që paguhen me paratë e narkotrafikut për të shtrëmbruar realitetin.

Përplasja e fundit e tyre ka qenë për reformën në drejtësi.

Gazetari i kujtoi akuzat se PD po bëhet pengesë për reformën në drejtësi, duke i kujtuar këtu deklaratat e ndërkombëtarëve.

Bashën në këtë pikë e kanë lëshuar nervat, dhe i është drejtuar me zemërim gazetarit: “Duhet të njihesh më mirë me faktet”.

Share this post