T-shirt me logon e PS, një tendecë e re pak majtas …

T-shirt me logon e PS, një tendecë e re pak majtas …

Marka amerikane Stussy ka hedhur në treg  bluza të stampuara me  simbolin e Partisë Socialiste. Një tendecë e re, që anon nga e majta.

Një grusht i mbledhur, i cili mban një trëndafil të kuq ka korrur një sukses të madh në Amerikë. Ky imazh ju kujton diçka? Bëhet fjalë për logon e  PS. Më saktësisht është  logoja e vjetër e Partisë Socialiste spanjolle, e krijuar në vitin 1977 nga José María Cruz Novillo,  PSOE.

Në fakt, të shumtë ishin amerikanët që vërshuan të vishnin bluzën e printuar me trëndafilin e famshëm. Objekti stilistik, mjaft i kërkuar, mund të blihet për 32 dollarë ne faqen online te markës  Stussy.  Urban Outfitters propozonte gjithashtu “ L’International Rose Tee” .Por, nga dita e enjte është tërhequr nga shitjet. Mbase nga frika e një polemike politike ?…

Redaksia online

zeripopullit.al

Share this post