Basha sërish akuza Ramës e Donald Lu për dezinformim të Uashingtonit nën sponsorizimin e drogës, shpresë tek Kreshnik Spahiu për çështjen kombëtare

Basha sërish akuza Ramës e Donald Lu për dezinformim të Uashingtonit nën sponsorizimin e drogës, shpresë tek Kreshnik Spahiu për çështjen kombëtare

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha sërish sot se mazhoranca do të pranojë qeverinë teknike dhe se Rama do të largohet si kryeministër.

Pas kthimit nga SHBA, Basha tha se Perëndimi e di të vërtetën që qeveria sipas tij qeveriset nga një kryeministër i kapur nga krimi.

“Fillon dhe llomotit, flet për armiqtë e jashtëm të cilët nuk ia duan të mirën Shqipërisë, të cilët sipas tij kanë bërë konspiracion me këtë çadër lirie. Po kundër kujt?

Sot nga ky shesh dua ti them Edi Ramës dhe mercenarëve të tij që paguhen me paratë e drogës dhe mafias shqiptare, mercenarëve të tij shqiptarë dhe të huaj, zyrtarë të shkarkuar për korrupsion nga qeveritë e tyre që me paratë e drogës lehin kundër zgjedhjeve të lira që Shqipëria ka vetëm një armik dhe kjo është tirania e krimit, korrupsionit, drogës dhe ne jemi të vendosur ta mundim, ta shporrim këtë tirani.

Armiqtë e shqiptarëve janë oligarkia, krimi i organizuar dhe narkomafia e cila po investon rëndë për të deformuar të vërtetat dhe për ti treguar botës realitetin e bandave dhe krimit të organizuar.

Kanë dështuar dhe po dështojnë, dielli i pranverës po djeg dhe përvëlon gënjeshtrat e Ramës dhe konsulentëve të tij të paguar. SHBA e di të vërtetën, Perëndimi e di të vërtetën, e vërteta e dhimbshme e një Shqipërie që qeveriset nga një kryeministër që është i kapur nga krimi.

Pas të vërtetës vjen fitorja e betejës sonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndaj le të presim këtu në këtë shesh të vendosur dhe të bashkuar lajmet e mëdha të fitores që po vjen, të fitores së Shqipërisë, vlerave …lajmin e largimit të Ramës, qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha Basha.

Çeshtja Kombetare

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbajti fjalimin e radhës sot nga çadra e protestës në bulebard. Aty ishin të pranishëm edhe simpatizantë të Aleancës Kuq e Zi dhe Ragmi Mustafa, ish-kyetar i Komunës së Preshevës.

Basha deklaroi se lëvizjua për zgjedhje të lria e të ndershme është edhe për të drejtat e shqiptarëve kudo që ndodhen.

“Lëvizja jonë për zgjedhje të lira e të ndershme është edhe për të drejtat e gjithë shqiptarëve kuqo që ndodhen. Kjo është një lëvizje kombëtare, se nga fati i kësaj beteje, nga fitorja e kësaj beteje varen fatet e betejat e shqiptarëve kudo ata jetojnë.

Në Kosovë, Në Maqedoni, në Preshevë e kudo ka shqiptarë. Sytë e tyre janë të fokusuaur në këtë lëvizje kombëtare.

Një Shqipëri e dobët, ku një klikë pushtetarësh të korruptuar mbajnë sot të ardhmen e vendit, përmes dhunimit, blerjes së votës është garancia më e mirë për armiqtë e kombit shqiptar, që të vazhdojnë tu mohojnë të drejtat e tyre. Ky është realiteti kudo.

Në Preshevë para 3 vitesh, kryeministri aktual premtoi mbështetje për arsimin, njohje për diplomatm, ndihmë për zhvillimin social e ekonomik, asnjë nga këto premtime nuk janë bërë realitet.

Për arsye se një Shqipëri e bërë zap nga krimi nuk mund të kujdeset as për qytetarët e vet e jo më të përmbushë detyrimet kushtetuese për shqiptarët jashtë Shqipërisë. Nuk është lëvizje për zhbërjen e kufijve. E kemi diskutuar këtë edhe me aleatin tonë të ri Kreshnik Spahiun” tha Basha.

Share this post