Tragjedia e Otrantos, flet i mbijetuari: Humba familjen në 8 minuta

Tragjedia e Otrantos, flet i mbijetuari: Humba familjen në 8 minuta

U mbushen plot 20 vite një nga tragjeditë më të mëdha që ka njohur populli shqiptar, ku në Kanalin e Otrantos humbën jetën 81 persona duke u mbytur në det, pjesa më e madhe e tyre ishin familjarë, fëmijë dhe gra.

Pas 20 vitesh një nga të mbijetuarit e kësaj tragjedie, Krenar Xhavara tregon për kamerën e tonë momentet tragjike.

Ai tregos se si anija Sibilla goditi anijen e vogël shqiptare me 115 qytetarë shqiptarë të pafajshëm, që kërkonin të largohershin nga lufta civile e vitit 1997.
Xhavara tashmë 48 vjeç, në atë kohë ishte 28 vjeç dhe ka qënë në anije së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e vogël 6 mujashe.

Ai thotë se janë nisur nga kalata e portit të Vlorës në orën tre mbasdite , dhe deti ka qënë i qetë, pasi kanë kaluar ishullin e Sazanit një anije luftarake, “Zefiro” i ka ndjekur deri në ujrat ndërkombëtare. Më pas anija “Zefiro” i ka shoqëruar deri në orën 6:30.

Më pas ajo është larguar, në horizont është shfaqur anija “Sibilla” e cila na ka ndjekur për një orë, dhe pa pritur na ka goditur duke e kthyer përmbys anijen tonë, Katri i Radës.

Gjithashtu Xhavara tregon se si kanë mbijetuar në det dhe se si anija e tyre Katri i Radës ka qëndruar për tetë minuta e përmbysur dhe më pas është fundosur së bashku me gjithë personat që kanë qenë brenda në kabinë.

Sipas tij ishte e pamundur që të shpëtonin familjarët pasi për tetë minuta nuk mund të bëje dot asgjë dhe anija e tyre ishte e përmbysur.

Pas 20 viteve nga tragjedia Xhavara shprehet se nuk është brërë asgjë, dhe kjo çështje është lënë pas dore. Shumë vende të botës si Norvegjia kanë protestuar për këtë ngjarje dhe shteti shqiptar nuk ka bërë asgje.

Ai kërkon që kjo çështje të hapet dhe të diskutohet në parlamentit shqipta, pasi asnjëherë nuk është diskutuar për të drejtat e familjarve të tragjedisë së Otrantos. Në këtë tragjedi humbën jetën 81 persona, nga 115 që ishin në anije, 57 tupa u nxorrën nga fundi i detit , 24 rezultojnë të humbur, 34 prej tyre shpëtuan.

Share this post