Rama reagon pas deklaratës së koalicionit opozitar

Rama reagon pas deklaratës së koalicionit opozitar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në faqen e tij në Facebook, pas deklaratës së koalicionit opozitar.

Më poshtë deklarata e Z. Rama :

 

KUSH GENJEN? (2)

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Knut Fleckenstein:

“E vetmja gjë për të cilën nuk jam dakord është bojkotimi i Parlamentit. Deputetët janë zgjedhur për të përfaqësuar qytetarët brenda institucioneve shtetërore. Ata duhet që të kthehen në vendin e tyre të punës. Gjatë vizitës sime të fundit në Tiranë, kam dëgjuar thirrjen e opozitës për një qeveri teknike.

Nuk e kuptoj se sa ky propozim do të kontribuojë në përmirësimin e situatës politike, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë. Maqedonia është në një krizë të thellë politike që tashmë e ka dëmtuar rëndë ekonominë e vendit, reputacionin ndërkombëtar dhe perspektivën e saj për integrimin evropian.

Fatmirësisht, Shqipëria është në një situatë shumë ndryshe.

Zbatimi i reformës së gjyqësorit do ta çojë Shqipërinë përpara procesit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ata që përpiqen ta bllokojnë ose pengojnë këtë reformë efektive dhe të besueshme, bllokojnë nisjen e negociatave për futjen e Shqipërisë në BE.

Unë i bëj thirrje opozitës që të rinisë punën e saj në Parlament. I bej apel qeverisë, Parlamentit, mazhorancës dhe opozitës, të bashkëpunojnë ngushtësisht me OSBE-në dhe ODIHR, në mënyrë që të sigurojnë zgjedhje demokratike. Ato duhet të jenë të denja për një anëtar të ardhshëm të Bashkimit Evropian”.

Redaksia online

zeripopullit.al

Share this post