Putin takon Vuçiç, i jep ‘bekimin’ para zgjedhjeve

Putin takon Vuçiç, i jep ‘bekimin’ para zgjedhjeve

Presidenti rus Vladimir Putin priti të hënën në Moskë kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç. Numri një i Kremlinit u shpreh i bindur se zgjedhjet presidenciale të dy prillit në Serbi do të zhvillohen sipas standardeve më të larta duke i uruar sukses qeverisë aktuale, e në veçanti Vuçiçit.

Mbështetja erdhi disa orë pasi zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov deklaroi se Rusia nuk do të ndërhynte në zgjedhjet e shtetit aleat. Putini tha se shpreson që marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve të “zhvillohen pozitivisht dhe në frymën e miqësisë, pavarësisht zhvillimit të situatës politike”.

Mediat serbe raportojnë presidenti rus ka konstatuar gjatë bisedës me kryeministrin serb, se situata në rajon po ashpërsohej.

Nga ana e tij, Vuçiç falenderoi Putinin për mbështetjen e shtetit rus ndaj integritetit territorial te Serbisë, duke iu referuar refuzimit të Moskës për të njohur Pavarësinë e Kosovës.

Ai kërkoi nënshkrimin e shpejtë të rregullores që do të mundësojë mbërritjen e armatimeve ruse në Moskë. Dy udhëheqësit folën edhe për rritjen e bashkëpunimit në sferën ekonomike.

Vuçiç po shfrytëzon lidhjet me liderët botërore në prag të zgjedhjeve, e veçanërisht me Putinin që gëzon popullaritet të madh në Serbi. Gjatë një intervistë televizive kryeministri tha se e kishte takuar Putinin më shumë se të gjithë kandidatët e tjerë, së bashku.

Share this post