Kukan: Në BE askush nuk e pëlqen bojkotin

Kukan: Në BE askush nuk e pëlqen bojkotin

“Askush në Bashkimin Evropian nuk e pëlqen bojkotin”-thekson eurodeputeti sllovak, Eduard Kukan.

 “Sjellja e hijes së të kaluarës nuk është e dobishme apo procesi i zgjerimit do të bëhet edhe më i vështirë me kalimin e viteve”, nënvizoi ai, duke shtuar se nacionalizmi është në rritje në vendet e rajonit dhe politikanët po e përdorin për të tërhequr votuesit e tyre.

Kukan: Nacionalizmi po rritet, më vjen keq që e them këtë dhe po keqpërdoret sidomos nga elita politike për t’i tërhequr votuesve të tyre. Bojkoti i Parlamentit po bëhet një lloj sporti në rajonin e Ballkanit. Shikoni përreth Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën! Kur ne diskutojmë për situatën e bojkotit të parlamentit, anëtarët e BE-së nga të gjitha grupet politike do të thonin se vendi për debat politik është Parlamenti.

Deklaratat e tij u bënë gjatë një tryeze diskutimi në Parlamentin Evropian me titull “Kriza e demokracisë në Ballkanin Perëndimor”.

Studimi argumenton se gjendja e demokracisë dhe lirisë në Ballkan në qenë në rënie ose ka stonuar gjatë dekadës së kaluar, pavarësisht progresit në procesin e integrimit.

Për Eduard Kukan, dokumenti vjen në kohën e duhur, duke theksuar se dy ose tre javët e fundit, Ballkani Perëndimor po rikthehet në vëmendjen e BE-së dhe se kjo vëmendje sipas tij duhet të pasohet me zgjidhje të prekshme.

“Stabilitetokracia është një term i ri dhe duhet ta përdorim atë”, thotë Kukan. Referuar gjendjes së demokracisë në Ballkanin Perëndimor, Kukan tha se përveç plotësimit të detyrave të shtëpisë nga vendet kandidate, BE-ja duhet të krijojë besueshmëri.

 

Share this post