Apple hedh në treg iPad dhe iPhone me ngjyrë të kuqe

Apple hedh në treg iPad dhe iPhone me ngjyrë të kuqe

Gjigandi Apple ka lançuar këto ditë iPhone 7 dhe iPhone 7 plus në ngjyrë të kuqe në mbrojtjen e një kauze për luftën kundër AIDS.

Zgjedhja e ngjyrës së kuqe nga Apple është bërë me qëllim për t’i ofruar mbështetje shoqatës bamirëse Product (RED).

Apple njihet si donatori më i madh në botë për Fondin Global për Luftën kundër AIDS-it, por kësaj here kompania kontribon me më shumë se 130 milionë dollarë, si pjesë e partneritetit të saj 10 vjeçar me Product (RED).

Ky variant i iPhonit do të ketë karakteristika dhe detaje të ngjashem me atë të produkteve iPhone7 dhe iPhone7 Plus.

Ata do të jenë në dispozicion për tu porositur online në mbarë botën dhe në dyqane duke filluar nga dita e premte.

Të gjitha të ardhurat nga shitja e këtij produkti do të shërbejnë për arritjen e qëllimit të fushatës.

 

Share this post