Statusi i hidhur i Tahirit këtë mëngjes për “kolegët e LSI-së” në qeverisje dhe të gjithë e ka me Kavajën

Statusi i hidhur i Tahirit këtë mëngjes për “kolegët e LSI-së” në qeverisje dhe të gjithë e ka me Kavajën

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri duke ngritur një sërë pyetjesh për koalicionin me LSI-në dhe punën që është bërë deri më tani këtë mengjes është fokusuarmë shumë edhe te zgjedhjet në Kavajë.

“Ka një tjetër pyetje të thjeshtë: Ku nuk merr pjese LSI? Sepse kandidaturen e Kavajës në marrëveshjen e koalicionit, e propozon PS ashtu sikundër po PS propozoi kandidaturën për Dibrën dhe LSI i takonte të propozonte kandidaturën për Kolonjën.

Ndaj LSI le të thotë më mirë që nuk dëshiron të merret me fushatën e Kavajës dhe kjo mund të jetë e mirëkuptueshme. Por kështu nuk shkon, sepse jo vetëm nuk vriten dy zogj me një gur në këtë rast, por po sulmohet PS duke i shkelur syrin PD!”, shprehet Tahiri.

Më tej ai shton se mbase kjo qeverisje nuk është më e mira, po më të mirë nuk kemi parë.

“Ne po qeverisim, edhe ne koalicion me LSI, për të reformuar rrënjesisht Shqiperinë. Jemi të vetëdijshëm se kostot e reformave apo mangesitë e qeverisjes, edhe në sektoret ku drejtojnë kolegët e LSI, jo vetëm s’i ndajne me ne, po mesa duket duan t’i kthejnë në faturë elektorale kundër PS.

Kjo nuk na pengon të bejme shtet e reformojmë Shqiperinë, edhe duke qëndruar në koalicion me LSI, deri kur LSI të zgjedhe në dëshiron të njëjten gjë apo jo.

Po nga ana tjetër, me apo pa LSI, ne do respektojmë të drejten sovrane të popullit shqiptar për të zgjedhur oferten më të mirë. Në Kavajë ne 7 maj dhe në mbarë Shqiperinë në 18 qershor. PS është padiskutim oferta më e mirë për Shqipërinë që duam. Ndaj edhe sikur vetëm fare pa asnjë parti tjetër, në do hyjmë në zgjedhje e do fitojmë. E nëse të gjithë të tjeret do çmenden të mendojnë se vlejnë më shumë se populli sovran, do jemi edhe me shumë krenare për dallimin tonë me ta. Mbase s’jemi më të miret, po me të mirë nuk kemi parë”, shprehet Tahiri. ‎

Statusi i plotë:

Pertej te gjithe debateve te brendshme apo goditjeve tendencioze ne publik, LSI ka mbeshtetur reformat dhe ka bashkepunuar me PS pa shkelur asnjehere marreveshjen me 1 milione votuesit tane.

Por nuk mund te mos them sot, si udheheqes politik i Partise Socialiste per qarkun e Tiranes, se prononcimet publike per mospjesemarrje ne zgjedhjet e Kavajes apo per vete procesin zgjedhor ne Kavaje qe na qenka, sipas LSI, farse pa opoziten, jane destruktive dhe nuk ndihmojne askend. Aq me pak kthimin e opozites ne normalitetin demokratik.

Sipas LSI ne duhet te anullojme zgjedhjet ne Kavaje meqe nuk behen ne cader?

Duhet te deklarojme edhe ne, Partia Socialiste, mospjesemarrjen meqe edhe LSI mendoka si PD?

Apo mos duhet te ndjehemi ne fajtore per “farsen” imagjinare te pjesemarrjes, nderkohe qe farsa reale eshte mospjesemarrja?

Ka nje tjeter pyetje te thjeshte: Ku nuk merr pjese LSI? Sepse kandidaturen e Kavajes ne marreveshjen e koalicionit, e propozon PS ashtu sikunder po PS propozoi kandidaturen per Dibren dhe LSI i takonte te propozonte kandidaturen per Kolonjen.

Ne Kolonje ishte LSI qe na e kaloi ne te drejten e propozimit per arsyet e saj, po ne kurre nuk do thoshim nuk marrim pjese ne zgjedhje atje, nese LSI do vendoste kandidaturen qe i takonte. Perkundrazi do merrnim aktivisht pjese ne mbeshtetje te kandidatures se saj.

Ndaj LSI le te thote me mire qe nuk deshiron te merret me fushaten e Kavajes dhe kjo mund te jete e mirekuptueshme. Por keshtu nuk shkon, sepse jo vetem nuk vriten dy zogj me nje gur ne kete rast, por po sulmohet PS duke i shkelur syrin PD!

Nejse, ne u mesuam me kete standard te cuditshem ku nje partner ne koalicionin, punon si qeveri dhe polemizon si opozite!

Per ne s’ka asnje dileme. Ne po qeverisim, edhe ne koalicion me LSI, per te reformuar rrenjesisht Shqiperine. Jemi te vetedijshem se kostot e reformave apo mangesite e qeverisjes, edhe ne sektoret ku drejtojne koleget e LSI, jo vetem s’i ndajne me ne, po mesa duket duan t’i kthejne ne fature elektorale kunder PS.

Kjo nuk na pengon te bejme shtet e reformojme Shqiperine, edhe duke qendruar ne koalicion me LSI, deri kur LSI te zgjedhe ne deshiron te njejten gje apo jo.

Po nga ana tjeter, me apo pa LSI, ne do respektojme te drejten sovrane te popullit shqiptar per te zgjedhur oferten me te mire. Ne Kavaje ne 7 maj dhe ne mbare Shqiperine ne 18 qershor.

PS eshte padiskutim oferta me e mire per Shqipërinë që duam.

Ndaj edhe sikur vetem fare pa asnje parti tjeter, ne do hyjme ne zgjedhje e do fitojme.

E nese te gjithe te tjeret do cmenden te mendojne se vlejne me shume se populli sovran, do jemi edhe me shume krenare per dallimin tone me ta.

Mbase s’jemi me te miret, po me te mire nuk kemi pare.

 

Share this post