Shkodër, familjarët e fëmijës së sëmurë rrahin mjekun pediatër

Shkodër, familjarët e fëmijës së sëmurë rrahin mjekun pediatër

Një mjek i Urgjencës në spitalin rajonal të Shkodrës është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar për shkak të detyrës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa mjeku pediatër Skënder Duka është goditur nga familjarët e një fëmije të sëmurë.

Ai ka marrë disa plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes si dhe identifikimin e dhunueseve.

 

Share this post