Tregu çam/ Propozim kundër blerjes së votës

Tregu çam/ Propozim kundër blerjes së votës

Kryetari i PDIU ka propozuar që një grup prokurorësh specialë që të jenë pranë KQZ –së për të hetuar rastet e blerjes së votës. Sipas tij, kjo do të ishte zgjidhja për ta frenuar këtë fenomen. PDIU është një prej partive më të akuzuara si organizatore e blerjes së votës në Dibër.
Përfaqësues të saj janë kallëzuar në prokurori për shpërndarje parash apo punësime në këmbim të votës. Në korridoret e politikës flitet se Rama e ka zgjedhur atë si zëvendësuese të LSI nëse Meta del nga koalicioni. Në tregun çam kjo ide është mirëpritur dhe prova ishte Dibra, ku strukturat e saj ekstra-partiake punuan me zell. “Ne propozojmë që një grup prokurorësh specialë të jetë pranë KQZ-së”, thotë kreu i PDIU.
Por kjo thirrje ngjan identike me spotin elektoral të LSI –së, ku në vitin 2013 bënte thirrje kundër blerjes së votës, teksa ishte në shenjestër të akuzave si partia që mund të kishte blerë më shumë vota në vend.

 

Share this post