Gjermani, njerëzit po paguhen për të harxhuar energji

Gjermani, njerëzit po paguhen për të harxhuar energji

 

Gjermania grumbulloi aq shumë energji të rinovueshme vitin e kaluar sa që konsumatorët u paguan për të konsumuar elektricitet.

Siç u vërejt nga Quartz, që citoi të dhëna nga ‘Agora Energiewende’ në Gjermani, panelet diellore dhe hidrocentralet prodhuan 56.5GW energji, ku rreth 80% e saj u konsumua nëpër gjithë vendin.

Si rezultat i kësaj, çmimi i energjisë ra dhe ofruesit e energjisë në thelb u paguan nga prodhuesit për ta marrë energjinë elektrike nga duart e tyre.

Arsyeja për rënien e çmimit të energjisë vjen si shkak të jofleksibilitetit në sistem. Me burimet e energjisë së rinovueshme që prodhojnë kaq shumë energji, disa prej furnizimeve konvencionale me energji u fikën përkohësisht.

Për fat të keq, energjia e rinovueshme nuk mund ta furnizojë tërë vendin në të njëjtën kohë. Në një ditë normale, burimet e energjisë së rinovueshme prodhojnë rreth gjysmën e gjithë energjisë elektrike në Gjermani.

Share this post