“Mirësevjen Ilir Meta!” Eufori në çadrën e PD gjatë fjalimit të Lulzim Bashës

“Mirësevjen Ilir Meta!” Eufori në çadrën e PD gjatë fjalimit të Lulzim Bashës

Në çadrën e protestës së PD para kryeministrisë, propozimi i Ilir Metës për një “qeveri besimi” ka shkaktuar eufori. Një ditë më pas, Lulzim Basha tha se e mirëpret propozimin e Ilir Metës, por duke kujtuar se ai nuk do të bëjë asnjë pazar në kurriz të shqiptarëve. “Mbrëmë një nga dy nga partnerët krysorë të koalicionit qeverisës ka bërë zgjedhjen e  tij dhe ne i themi: Nëse kjo zgjedhje është e sinqertë ne i themi: Mirësevjen tek “Shqipëria e para, shqiptarët të parët” u shpreh kreu i PD.

Në këtë moment, Basha thotë se është i hapur për dialog për nisjen e bisedimeve për qeverinë teknike, dhe iu drejtua direkt Edi Ramës për të dialogur.

“Ne nuk kërkojmë pazare politike apo aleanca të kurdisura në kurriz të interesit qytetar, por ky është momenti që t’i drejtoj një thirrje të drejtpërdrejtë njeriut që tashmë është identifikuar zyrarsiosht dhe logjikisht si pengesa e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme, njeriut I cili po vë pushtetin e tij para Shqipërisë dhe demokracisë, të reflektojë dhe t’I hapë rrugë, sigurisht përmes një dialogu politik, një qeverie teknike me mbështetje të gjerë politike. T’i hapim rrugë përmes një dialogu politik një qeverie teknike e cila do zbatojë deri në fund ligjin e dekriminalizimit, për të nxjerrë jashtë zyrave të shtetit çdo të inkriminuar. Një qeveri që do të luftojë me vendosmëri kundër kultivimit të drogës dhe kundër parave të pista të drogës dhe bandave. E cila do të përgatisë kushtet europiane, standartet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku çdo shqiptar do të votojë i lirë. Pengesa e vetme është njeriu që vendos interesin e tij, mbi interesin e çdo shqiptari. Tani ai ka orët e fundit për të reflektuar dhe për t’iu përgjigjur shqitarëve në kërkesat patriotike për zgjedhje të lira dhe të ndershme” u shpreh Basha.

 

Share this post