Diamanti thyen rekord në ankand

Diamanti thyen rekord në ankand

 

Diamanti rozë më i shtrenjtë në botë është shitur në një ankand të “Sotheby’s” në Hong Kong, për një vlerë rekord prej 71.2 milionë dollarësh.

Diamanti më i madh dhe më i veçantë ngjyrë rozë, 59.6-karatësh, siç vlerësohet nga Instituti Gjeologjik i Amerikës, u ble nga një argjendari me qendër në Hong Kong, “Choë Tai Fook” pas 5 minutash beteje me oferta mes 3 pretendentëve.

Në nëntor të vitit 2013, në një ankand në Gjenevë, guri u shit për një shifër rekord prej 83 milionë dollarësh, por blerësi, një prerës diamantesh njujorkez nuk mundi të paguante shumën dhe u skualifikua.

Por Patti Uong, presidente e degës aziatike të “Sotheby’s”, tha se shtëpia e ankandeve u kishte kërkuar pretendentëve të jepnin garanci se kishin financat e nevojshme për të blerë gurin ngjyrë rozë. Ajo shtoi po ashtu se kinezët kishin ende oreks, pavarësisht zërave për ngadalësimin e ekonomisë.

Shitja theu rekordin e mëparshëm prej 57.5 milionë dollarësh, shumë kjo për të cilën ishte blerë “Oppenheimeri Blu”, në një ankand të “Christie’s”. Ylli rozë, ndërkohë, është diamanti më i madh me këtë ngjyrë që është shitur ndonjëherë në ankand, duke lënë pas edhe “Graffin” rozë, që ishte sa gjysma e tij.

Share this post