Fotoja e kirurgut hero duke fjetur pushton rrjetin

Fotoja e kirurgut hero duke fjetur pushton rrjetin

 

Nëse mendoni se keni pasur një ditë të vështirë në punë, atëherë duhet të shikoni fotot e mësipërme. Kirurgu në foto është kthyer në heroin e rrjetit. Kjo, pasi fotot e tij duke bërë një sy gjumë në korridoret e spitalit kanë prekur njerëzit në internet. Pas disa operacioneve të njëpasnjëshme që kanë zgjatur 28 orë, Luo Heng nga provinca Anhui në Kinë ka bërë një sy gjumë në korridor. Fotoja është shkrepur më 30 mars ndërsa ditët e fundit është bërë tepër virale.

Share this post