Një ilustrim i rrallë i personazhit për fëmijë “Tintin” shitet 753 mijë euro

Një ilustrim i rrallë i personazhit për fëmijë “Tintin” shitet 753 mijë euro

 

Një ilustrim i rrallë i personazhit për fëmijë “Tintin” i nxjerrë nga albumi “Tintin en Amérique” (Tintin në Amerikë), u shit për 753 000 euro sot në Paris nga “Artcurial”, njoftoi shtëpia e zhvillimit të ankandit.

Ky vizatim origjinal (21*15 cm) i realizuar me bojë kineze nga Herge, shoqëruar nga një version me ngjyra, një nga katër edicionet jashtë serie me ngjyra të kësaj reviste me kartona bardhë e zi të vitit 1937, vlerësohen mes 600 000 dhe 700 000 euro.“Ne kemi arritur një vlerë afër rekordit të arritur në vitin 2015 nga një tjetër jashtë serie që arriti vlerën 770 600 euro”, njoftoi Eric Leroy, ekspert i revistave me kartona për “Artcurial”.

“Kjo provon stabilitetin e tregut për Hergé, koleksionistët janë gjithnjë të interesuar nga pjesët e bukura, sikurse është ky rast. Kjo jashtë serie me versionin e saj me ngjyra ka vërtetë vlerën e një elementi për muze”, shtoi ai.

Filed in: Art

Share this post