Vdes 56-vjeçari në terminalin e aeroportit “Nënë Tereza”, shkak një atak kardiak

Vdes 56-vjeçari në terminalin e aeroportit “Nënë Tereza”, shkak një atak kardiak

Një 56-vjeçar me inicialet A.G ka ndërruar jetë në terminalin e aeroportit “Nënë Tereza” ditën e djeshme.

Sipas policisë, shkak i vdekjes ka qenë një atak kardiak.

Njoftimi i Policise:

Më datë 09.04.2017, rreth orës 06:30, në terminalin e aeroportit “Nënë Tereza”, në ambientet e tranzitit, ka vdekur shtetasi A.G, vjeç 56, banues në Itali.

Nga këqyrja e kufomës dyshohet se shkaku i vdekjes është një atak kardiak. Pritet akti ekspertizës mjeko-ligjore.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim. Neni 99 i Kodit Penal

 

Share this post