Dështon vendosja e sanksioneve kundër Rusisë, ministrat e G7 dakordësohen: Assad duhet të lërë pushtetin

Dështon vendosja e sanksioneve kundër Rusisë, ministrat e G7 dakordësohen: Assad duhet të lërë pushtetin

Ka dështuar vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Sirisë lidhur me konfliktin në Siri. Pavarësisht propozimit të Mbretërisë së Bashkuar për të sanksionuar Rusinë për mbështetjen ndaj presidentit sirian Bashar al-Assad, ministrat e jashtëm të shtatë vendeve të industrializuara nuk e miratuan këtë kërkesë.

Angelino Alfano, shefi i diplomacisë italiane u shpreh lidhur me këtë se “Rusia në lidhje me këtë çështje nuk mund të lihet mënjanë”. Por ata u darkordësuan se për zgjidhjen e konfliktit në Siri, presidenti i Sirisë Baschar al-Assad duhet të largohet nga pushteti.

Në takim ishin të pranishëm Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson, i Gjermanisë Sigmar Gabriel, Francës Jean-Marc Ayrault, i Japonisë Fumio Kishida, i Kanadasë Chrystia Freeland dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini.

 

 

Share this post