Fejohet me 12-vjeçaren, i riu: Ligji nuk do të thotë gjë, si bie tani që të rimë beqar neve?!

Fejohet me 12-vjeçaren, i riu: Ligji nuk do të thotë gjë, si bie tani që të rimë beqar neve?!

Ajo është vetëm 12 vjeç, por është e fejuar. Kjo është historia e një të miture e cila është fejuar me një djalë më të madh në moshë nga fshati Kalivaç. Rreth kësaj historie është rrëfyer i riu i cili pretendon se është i fejuar me vajzën 12 vjeçare, që sipas tij është 14-vjeç.

“E vërteta është se jemi njohur me lajms edhe goca ka rënë dakort dhe unë kam rënë dakort për çdo gjë. Njerëzit kanë ardhur këtu, kanë parë vendin edhe ne kemi shkuar atje. Jeni bërë me marrëveshje.”, shprehet i riu dhe thekon që vazja është 12 vjeç.

“Jo është 14 vjeç, nuik është 12 vjeç.Po ka qenë në shtëpinë time. Jemi njohur,  ka qenë njëherë këtu dhe e çova prap lart. Familjarët e saj janë njerëz normal, për mua janë shumë njerëz normal dhe njerëz shumë të mirë,  për një arsye që nuk i kam dëgjuar asnjë gjë të vogël për ata.”, tha i riu për Top Channel.

Ai tregon më tej se nuk ka problem që vajza është nën moshë dhe kjo nuk lejohet me ligj.

“Ka ndodh shumë herë, nuk do të thotë gjë ajo. Si bie tani që të rimë beqar neve. Nuk është arsye që të mos lidhen kaq…Unë nuk do ta marr që në këtë moshë, do të poes të mbarojë shkollën dhe do ta mar pasi të mbyshë moshën. Për shkollën e lartë nuk do ta lë për arsye se nuk kemi kushtet por po doli mirë mbase e ndihmoj që ta vazhdojë. Nuk duhet të ndërhyjnë të tjerët në jetën time. Derisa ajo nuk ka ankesa. Nuk ka ankesa ajo, ne nuk kemi ankesa s’ka pse ashtu, ne jemi dakort për çdo gjë. Avash avash do rritet ajo dhe do kuptojë çdo arsye.”, përfundoi ai.

 

Share this post