Profil/ Kushner, dhëndri që influencon Trumpin

Profil/ Kushner, dhëndri që influencon Trumpin

Dhëndëri i Donald Trump, të cilit tani iu bashkëngjit në Shtëpinë eBardhë edhe gruaja e tij Ivanka (ne foto bashke), konsiderohet si njeriu që i flet në vesh vjehërrit të vet…

Donald

Në zyrat e Shtëpisë së Bardhë ai është i vetmi që i thërrët presidentit në emër. Ai ka marrë për grua vajzën e preferuar, Ivankën. Por lidhja është edhe më e thellë. Ajo ka të bëjë me dy njerëz ë vijnë të dy nga biznesi i ndërtimit dhe me besimin e patundur që ata kanë se besnikëria familjare është mbi gjithçka. Donald Trump thotë: “Ne jemi shumë pranë njëri tjetrit”, “Jared është një njeri që guxon dhe që ka një këndvështrim të kthjellët”

Njeriu orkestër

Ai është njeriu që merret me gjithçka, me lindjen e mesme, me Kinën, me Meksikën. Kjo gje e ka bëtë të marrë mbi vete shumë të qeshura shpotitëse aq sa faqja satirike “The Onion” shkruante: “Unë dëshiroja të zgjidhja së paku konfliktin Izraelo Palestinez Brenda këtij uikendi, por isha shumë i zënë këtë javë. Por pa broblem kësa do ti jap rrugëzgjidhje deri të mërkurën”.

Rezultate imazhesh për Jared Trump

Portofoli

Jared ka mbajtur për një kohë të gjatë në xhep një portofol që e kishte qepur me duar e tij në burg Charle Kushner. Ky baba që ka kontribuar shumë në ngritjen e perandorisë financiare Kushner u dënua me dy vite burg për mashtrim fiskal dhe manipulim dëshmitarësh. Njeriu që e futi në burg ishte një farë prokurori i Nju Xhersit…quhej Chris Christie.

Rezultate imazhesh për charl kushner jared

Hakmarrësi

Jared e ka kujtesën të fortë. 12 vjet me pas prokurori Christie u zhduk nga galaksia Trump

Holokausti

E vetmja foto që ka marrë me vete në Shtëpinë e bardhë është ajo e gjyshërve nga babai. Ajo e gjyshes Rae që u arratis nga kampi i përqëndrimit në Poloni dhe ajo e Jozefit që ishte pjestar i një grupi rrezistence. Si tarshigimi Jared ka marrë një besim të fortë prej çifuti ortodoks, besim që e ka bërë të vetin edhe Ivanka. i gjyshi ishte i pari që ngriti kompanin e imobiliareve familiar.

Varrmihësi

Jared Kushner u bë i njohur kur ai bleu një revistë kult dhe shumë të rëndësishme për elitën e bregut lindor “neë York Observer”. 11 vjet më pas revista nuk shtypet më. “Ai nuk kishte ndërmend as ta modernizonte as ta zhvillonte këtë biznes. Ajo qe një object më shumë që i shërbente ushqimit të vanitetit të tij” i tha Ëashington Post-it një ish redaktore. Shpresojmë se ai nuk do të sillet kështu dhe me zyrën amerikane të rinovimit të cilën e drejton për të aplikuar në administratën publike metodat e biznesit privat.

Goldman Sachs

Titanët e Nju Jorkut merren vesh mirë mes tyre. Ivanka dhe Jared janë në posedim të një pasurie rreth 740 milionë USD. Dhe ku ka më mirë sesa ta forcojnë miqësinë me ish nr 2 të bankës Goldman Sachs, Gary Cohen që është edhe këshilltari ekonomik i Trump? Aq më tepër që banka e tij i ka ndihmuar shpesh Kushnerët. A ka konflikt interesi këtu?…Jo në erën Trump.

Burimi: Nouvel Observateur/Pergatiti: Lapsi.al

Rezultate imazhesh për Jared ivankaRezultate imazhesh për Jared Trump

Rezultate imazhesh për Jared ivanka

 

Share this post