Zbulohet gjinia dhe emri i foshnjës së Irina dhe Bradley

Zbulohet gjinia dhe emri i foshnjës së Irina dhe Bradley

 

Bradley Cooper dhe Irina Shayk e kanë quajtur vajzën e tyre të porsalindur Lea de Seine Shayk Cooper. Emri i vajzës është mësuar nga mediat, pasi modelja dhe bashkëshorti i saj nuk kanë folur ende për ardhjen në jetë të foshnjës.

Vogëlushja e çiftit erdhi në jetë dy javë më parë dhe prindërit e saj ende nuk kanë folur publikisht në lidhje me këtë. Mediat e huaja raportojnë se ata janë shumë të emocionuar.

Një burim tha për “E! News”: “Ata janë të dy shumë të emocionuar dhe ndihen të bekuar”.

Share this post