28-vjeçarja që fiton 3 mijë $ për çdo postim në Instagram

28-vjeçarja që fiton 3 mijë $ për çdo postim në Instagram

Merr një kamera të mirë, posto në kohën e duhur dhe ndërvepro me ndjekësit e tu. Kaq mjafton për të fituar  3000 dollarë duke hedhur vetëm një foto të vetme në Instagram . Kjo ka qenë këshilla e modeles së Instagramit Rosanna Arkle, e cila ka më shumë se 3 milionë ndjekës.

“Kjo me të vërtetë varet sesa ndjekës ke ti në Instagram, për të përcaktuar edhe sesa do të fitosh”-ka thënë 28-vjeçarja për The Gold Coast Bulletin

Bukuroshja bjonde  nuk e kishte parashikur se do të bëhej kaq shumë e famshme, pasi është rritur në një zonë rurale në Zelandën e Re dhe më pas kur ajo u zhvendos në Gold Coast , 8 vite më parë, ka arritur të ketë më shumë se 3 milionë ndjekës vetëm në Instagram.

Të qenit e famshme në Instagram është kthyer në një punë me orar të plotë dhe shumë fitimprurëse për Arkle dhe ka shtuar se nuk e kishte menduar kurrë se do ta kthente rrjetin social në një karrierë.

“Në fillim nuk e kam menduar të përdor rrjetet sociale për fitim, por un gjithmonë e kam pasur pasion fotografinë”

Share this post