Irlandezët zgjedhin bregdetin e Jugut për pushime

Irlandezët zgjedhin bregdetin e Jugut për pushime

Janë mediat irlandeze që po i kthejnë sytë nga Shqipëria turistike, duke e parë si një trend. Gazetarja Ellie O’Byrne e Irishexaminer i ka dedikuar një artikull të veçantë Shqipërisë e ku nxjerr në pah edhe faktin se për vendin e vogël në Ballkan, po interesohen edhe italianët.

“Bregdeti shqiptar gjithnjë e më shumë po bëhet popullor si një destinacion plazhi, më së shumti për familjet italiane. Ne duhet të ndjekim këtë tendencë për të përjetuar një përvojë të veçantë turistike dhe kulturore”, shkruan gazetarja.

Ajo rekomandon që në Shqipëri të shkohet duke shfrytëzuar afërsinë me Korfuzin e Greqisë. “Mund të fluturoni nga Dublini drejt Athinës e më pas në Korfuz, nga ishulli i vogël grek mund të merrni tragetin që të çon drejt Sarandës. Aty mund të merrni një makinë me qira dhe kështu të vizitoni vendin.

Alternativa tjetër është që të fluturoni për në Tiranë, kryeqyteti. Më pas të merrni një makinë me qira dhe të udhëtoni drejt jugut. Avantazhi është se në Tiranë, makinat me qira kushtojnë më lirë. E më pas të udhëtoni drejt Vlorës, më pas drejt Parkut Kombëtar të Llogorasë dhe të mrekulloheni nga brigjet e detit Jon. Infrastruktura rrugore nuk është shumë e mirë dhe mund të përballeni me trafik. Nuk rekomandohet transporti publik. Për t’u akomoduar mund të zgjidhni standardet B&B i cili shkon nga 4,200 – 6,700 lekë (30- € 50) në një natë në dhomë dyshe. Qëndrimi në hotel është më i shtrenjtë, por nuk është se ofron ndonjë cilësi më të lartë. Sistemi “Airbnb” është më i lirë, por mund të vlerësoni mikpritjen lokale.

Në jug mund të shijoni ushqim të freskët, fruta deti me çmime të lira, por edhe mishi i qengjit është specialitet. Një vakt për dy persona, shoqëruar edhe me verë, kushton mesatarisht 4,200 lekë ose 30€”./monitor/

 

Share this post