Juventus magjik, tripelet përballë Barcelonës

Juventus magjik, tripelet përballë Barcelonës

 

Është Juventusi fituesi i super sfidës së parë çerekfinale të “Uefa Champions League” përballë skuadërs së Barcelonës.

Një super fitore kjo për kampionët e Italisë të cilët dhuruan spektakël dhe emocione në “Juventus Stadium”, duke shtrirë në tapet katalanasit.

Skuadra e drejtuar nga Masimiliano Alegri, fitoi me rezultatin e thellë 3-0 duke hedhur një hap të sigurtë në fazën e gjysmëfinaleve.

Një fitore mëse e merituar kjo për “Zonjën e Vjetër” të cilët arritën që të dominon takimin përgjatë gjithë 90-minutave.

Vendasit arritën që kalonin shumë shpejt në avantazh që në minutën e 7-të me anë të Dybalës.

Është sërish talenti argjentinas që dyfishoi rezultatin në minutën e 22-të, duke shënuar golin e tij të dytë personal në këtë takim duke qenë dhe një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës.

Goli i “Knock-Out” për blaugranët erdhi në minutën e 55-të të pjesës së dytë me anë të qëndërmbrojtësit, Giorgio Kielini, që vulosi shifrat në 3-0.

Një fitore spektakolare e Juventusit që shkon i qetë në ndeshjen e kthimit ku kualifikimi është shumë pranë.

Share this post