Khloe K plane serioze me Tristan Thompson

Khloe K plane serioze me Tristan Thompson

 

Khloe Kardashian, një nga motrat e familjes së famshme, edhe pse gjithmonë ka qenë e fokusuar në ndërtimin e biznesit të saj, këtë herë ka dhënë detaje rreth jetës personale.

Në planet afatshkurtra të një prej yjeve të “Keeping Up With The Kardashian”, duket se është dhe mëmësia. Sipas Daily Mail, gjatë një interviste, ajo është shprehur se gjithçka do të donte tani është të krijonte një familje me të dashurin e saj Tristan Thompson. Motra e vogël e vajzave Kardashian ka folur rreth jetës së saj private, marrëdhënien e saj me Caitlyn Jenner dhe gjithashtu rreth rrëmbimit të Kim-it në Paris. Në një romancë prej kohësh me basketbollistin e njohur, ajo ka pranuar se do të ishte më shumë se e lumtur nëse ai do të ishte babai i fëmijës së saj. “Do doja shumë të krijonim një familje. Nuk është se po më kalon koha. Do ta ndiej kur të jetë momenti i duhur.”-është shprehur ajo. Prej më shumë se një viti e divorcuar nga bashkëshorti i saj, Khloe ka pohuar se është hera e parë që përjeton një dashuri të tillë dhe me kënaqësi do të pranonte një propozim nga i partneri i saj i ri.

 

Share this post