“Mirëmëngjes”-i i Ramës me “kartvizitën e Shqipërisë”: Pas pak javësh të gjithë krenarë, pa dallim bindjesh politike

“Mirëmëngjes”-i i Ramës me “kartvizitën e Shqipërisë”: Pas pak javësh të gjithë krenarë, pa dallim bindjesh politike

“Kartvizita e bukur e Shqipërisë” ka qenë sot e përzgjedhura e kryeministrit Edi Rama për t’u uruar “Mirëmëngjes” shqiptarëve.

Bëhet fjalë për “Sheshin Skënderbej”, për të cilin kryeministri sjell dy foto përqasëse, të 2013-ës dhe të kohëve të fundit. Ai shkruan se pas pak javësh, të gjithë, pavarësisht bindjeve apo simpative politike, do të ndihen krenarë për qendrën e kryeqytetit.

“MIRËMËNGJES😀
dhe me këtë imazh të Sheshit Skënderbej në 2013 dhe sot, ju uroj një ditë të mbarë me bindjen se edhe pak javë do të ndjeheni të gjithë krenarë, pa dallim bindjesh a simpatish politike, për qendrën e kryeqytetit tonë, shtruar me qilimin e gurëve nga të gjitha trojet shqiptare e nga krejt krahinat e Shqipërisë, mbi të cilin në ditët me diell rrjedh uji i shiut i mbledhur në “barkun” e tij🌹

Ky shesh do të jetë kartvizita e bukur e Shqipërisë që duam”, shkruan Rama.

 

 

Share this post