Rriten përkrahësit për rrëzimin e Qeverisë Mustafa

Rriten përkrahësit për rrëzimin e Qeverisë Mustafa

Deputetët e PDK-së, Shaip Muja, Shukri Buja, Nait Hasani si dhe deputeti i pavarur Gëzim Kelmendi e përkrahin iniciativën e opozitës për rrëzimin e Qeverisë nëpërmjet mocionit të mosbesimit në Kuvend, shkruan Gazeta New Born.

Deputetët janë të bindur se Qeveria do të bjerë në maj ose në qershor, ndërsa zyrtarë të LDK-së thonë se mocioni do të dështojë dhe nuk do ta prekë legjitimitetin e qeverisë Mustafa.

Iniciativës së “Nismës për Kosovën” për rrëzimin e Qeverisë nëpërmjet mocionit të mosbesimit në Kuvend po i bashkohen edhe deputetët e koalicionit qeverisës si dhe deputetë të pavarur.

Përveç dy deputetëve të PDK-së, Shukri Bujës dhe Nait Hasanit, kërkesën për mocion mosbesimi e përkrah edhe bashkëpartiaku i tyre Shaip Muja, si dhe deputeti i pavarur Gëzim Kelmendi. Ky i fundit ka pranuar se e përkrah iniciativën për rrëzimin e Qeverisë.

Sipas Kelmendit shumë shpejt vendi do të shkojë në zgjedhje pasi siç tha ai, edhe partitë e koalicionit kanë filluar fushatat parazgjedhore.

 

Share this post