10 gjërat që do t’ju bëjnë të dukeni fantastike në plazh

10 gjërat që do t’ju bëjnë të dukeni fantastike në plazh

Kur bëhet fjalë për në plazh, vajzat mendojnë gjatë se çfarë rrobash banje do të veshin, çfarë duhet të marrin me vete. Shpeshherë për t’u dukur bukur e teprojnë duke vënë make up ose aksesorë të rëndë, dy detaje që nuk janë aspak komode për në plazh.

Ja cilat janë gjërat që duhet të keni në plazh, për t’u dukur sa më bukur:

1.Make up-i në plazh është zgjedhja më e gabuar; ai do të fillojë të bjerë dhe në qoftë se lageni do të merrni një pamje “të frikshme”. Gjithashtu aksesorët e mëdhenj, për shembull vathët, do t’ju pengojnë dhe bezdisin.

beautiful women with perfect makeup (2)

2. Gjatë kohës që jeni në plazh mbani një kapele sipas formës që ju pëlqen dhe që të ndiheni sa më komodë. Gjithashtu ju ndihmon për t% mbrojtur flokët dhe fytyrën nga rrezet e diellit

black-and-white-striped-sun-hat-women-uv-straw-beach-hats26128

 

3. Zgjidhni një palë pantofla të cilat mund t’i vishni lehtësisht, ato me lidhëse dhe rripa do t’ju kthehen në pengesë.

flip-flops-on-the-beach-fb-cover

 

4. Mos harroni peshqirin. Mos zgjidhni peshqirë të vjetër, por merrni një peshqir dh përdoreni vetëm për plazh.

peshqir-plazhi

 

5. Zgjidhni veshje të lehta. Veshjet e pambukut mund t’ju irritojnë lëkurën. Ndërkohë që ju bëni një shëtitje në plazh Ban boho janë një zgjedhje shumë e mirë dhe do të dukeni mjaft bukur.

Processed with VSCOcam with s2 preset

 

6. Përpara se të niseni për në plazh duhet të bëni pedikyr. Këmbët tuaja duhet të duken bukur dhe të kuruara. Zakonisht mendohet se nuk vihen re këmbët, por faktikisht është një detaj shumë i rëndësishëm.

hqdefault

 

7. Syzet e plazhit zgjidhini me nuanca të ndryshme, duke i kombinuar kështu edhe me rrobat e banjës.

1f7879a8-3cd5-4152-a60d-5e5ef86a42d6---0

8. Gjeni rrobat e banjos më të përshtatshme për ju. Mund të zgjidhni truporet, ju ndihmojnë të fshihni defektet dhe janë në modë edhe këtë vit.

swimsuitsweb2-large_trans++qVzuuqpFlyLIwiB6NTmJwfSVWeZ_vEN7c6bHu2jJnT8

9. Në qoftë se nuk ju pëlqejnë truporet, zgjidhni bikini që t’ju përshtaten dhe të ndiheni sa më komode.

bikini2stella-large_trans++qVzuuqpFlyLIwiB6NTmJwfSVWeZ_vEN7c6bHu2jJnT8

10. Zgjidhni një çantë plazhi prej kashte, që të ngjajë më shumë si një bagazh dore. Ju duhet një çantë e madhe sepse ju duhet të merrni të gjitha produktet e domosdoshme për në plazh.

images

Redaksia online

zeripopullit.al

 

Share this post