Berisha kërcënon Ramën nga çadra: Guxo edhe një herë po deshe!

Berisha kërcënon Ramën nga çadra: Guxo edhe një herë po deshe!

Ish­ kryeministri Sali Berisha nga çadra e opozitës ka thënë  se në mënyrën që kanë zgjedhur nuk munden të largojnë Ramën nga pushteti. Ai u shpreh i bindur se kryeministri nuk e jep dorëheqjen. “S’duhet të kemi asnjë iluzion, Edi Rama nuk jep dorëheqjen, çka do të thotë ne duhet ta kryejmë që andej, ta shporrim, ta qërojmë”, tha Berisha.

Berisha ka thënë më tej se Rama është i tmerruar nga çadra dhe sillet si Skuth nëpër studiot televizive, duke sharë ndasitë veri- jug dhe duke thënë se çadra është tokë e nxanum.

“Ata i thonë familjes familje dhe nuk ndajnë kurrë konceptin që ti ke për familjen sepse ata i thonë dinjitetit njerëzor dinjitet dhe i bindur të jesh ti se janë të gatshëm në çdo kohë që Lana të duket vaskë floriri të marrësh atë që meriton. Por ti Rama je verbuar, ti nuk lexon çfarë shkruhet në muret e çadrës, në çdo cm të kësaj çadre të madhe shkruhet guxo po deshe, ne këtu jemi, ti s’guxon dot, ti hesht, sillesh si skuth, nga një studio në një tjetër duke u sharë me gazetarët i tmerruar nga çadra të ka humbur mendja, edhe një herë guxo po deshe”, vijoi ai.

Ky nuk është paralajmërimi i parë i Berishës. Më herët, duke folur nga çadra ai ka përsëritur të njëjtën gjë, që Ramën do ta hedhin në Lanë.

 

Share this post