Ish gruaja e Prince zbulon një detaj pas vdekjes së tij

Ish gruaja e Prince zbulon një detaj pas vdekjes së tij

Mayte Garcia, ish- gruaja e këngëtarit Prince, jep disa detaje lidhur me përmbajtjen e librit të saj “The most beautiful”.

43- vjeçarja zbulon edhe disa sekrete lidhur me vdekjen e ish- bashkëshortit dhe thotë se, “Kur ishim të martuar shkroi një testament”.

Mayte u njoh me Prince në moshën 16 vjeçare.

Para se të bëhej balerinë dhe këngëtare e grupit të tij, u martua me të në 14 shkurt të vitit 1996.

Ata u ndanë pas katër vitesh, pasi humbën dy fëmijë, ku njëri vdiq dy javë pas lindjes, ndërsa tjetri prej një aborti spontan.

Duke folur për revistën italiane “Chi”,  ajo thotë se pas vdekjes së djalit, Prince ishte u përhumbur i gjithi dhe kur humbi fëmijë i dytë prej abortit, ishte më pak i ndjeshëm.“Nuk di si e kalova atë periudhë”, thotë Mayte.

Share this post