Jo vetëm opozita, një politikan i rëndësishëm i së majtës ka bojkotuar sot Kuvendin

Jo vetëm opozita, një politikan i rëndësishëm i së majtës ka bojkotuar sot Kuvendin

Përveç opozitës që bojkoton tashmë prej dy muajsh punimet e Kuvendit, sot seancës parlamentare i ka munguar dhe  një tjetër personazh i rëndësishëm.

Ben Blushi nuk do të jetë në Kuvend dhe padyshim që punimet nuk do të kenë të njëjtin ritëm. Vetë ai ka thënë që e ka marrë këtë vendim për të kuptuar sesi mund të jetë Parlamenti i katër viteve të ardhshme pa LIBRA-n.

‘’PSE NUK SHKOJ SOT NE PARLAMENT.Kam vendosur të mos shkoj sot në Kuvend.Dua të kuptoni si funksionon një parlament pa ide, pa debat dhe pa kundërshtarë.

Kështu mund të jetë parlamenti i katër viteve të ardhshme nëse LIBRA vendos të mos jetë pjesë e kësaj komedije burokratike’’, shkruan Blushi.

Duhet thënë se seancat e fundit Rama dhe Blushi kanë pasur mjaft përplasje të forta mes tyre. Në këtë mënyrë Rama e ka legjitimuar mungesën e opozitës së vërtetë në Kuvend.

 

Share this post