Katër artistë do ta shoqërojnë Linda Halimin në skenën e Eurovisionit

Katër artistë do ta shoqërojnë Linda Halimin në skenën e Eurovisionit

 

Pas një perfromance epike në skenën e Eurovision In Concert 2017 që mbahet çdo vit në Amsterdam, Lindita i tregoi Evropës notat e saj shpërthyese dhe shkëlqeu mes 35 pjesëmarrëseve. Por përveç zërit të saj të fuqishëm Linditës do t’i bashkohen në skenë edhe 4 back-vokalista, po ashtu me zëra shpërthyes, shkruan eurovision.al. Një ndër këta zëra do të jetë ai i Gjergj Kaçinarit, një zë mjaft i njohur për publikun shqiptar, pasi ai ishte pjesëmarrës në shumë festivale të mirënjohura. Gjergji njihet gjithashtu si pianist dhe ka marrë pjesë edhe në Festivalin e Këngës në të njëjtin profesion. Denisa Xhemnica, gjithashtu zë i njohur në botën e muzikës shqiptare. Denisa ka marrë pjesë në Kënga Magjike dhe Top Fest në të cilin Lindita fitoi në vitin 2006 me këngën “Ëndërroja”. Denisa është gjithashtu pjesë e bandës për programin e fundjavës “E Diell”. Anxhelo Miho, një talent i ri që fillimet e veta i kishte në spektaklin X-Factor Albania 1, ku Anxhelo arriti të shkonte deri në javën e 10 -të këtij programi. Margret Rodovani, e njohur ndryshe si Greta, është më se shumti e njohur si violiniste. Por ajo ka treguar që di gjithashtu të këndojë pasi në Festivalin e Këngës 54 ajo shërbeu si back-vokaliste për Eneda Tarifen, e cila fitoi me këngën “Përrallë” dhe më pas edhe si back-vokaliste në Festivalin e Këngës 55. Këta janë katër këngëtarët që do ta shoqërojnë Linda Halimin në skenën e Eurovisionit.

Filed in: Art

Share this post