Nëse merrni këtë medikament, rrezikoheni nga kanceri i gjirit

Nëse merrni këtë medikament, rrezikoheni nga kanceri i gjirit

Çdo medikament shoqërohet me një listë të gjatë të efekteve anësore e kjo nuk është një sekret. Por një studim i fundit doli në përfundimin se rreziqet që vijnë nga disa pilula të caktuara janë nënvlerësuar për vite me radhë.

Shkencëtarët në Institutin e Kërkimeve të Kancerit në Londër (Institute of Cancer Research) besojnë se këto rreziqe në të vërtetë janë rreth 60% më të larta se sa shumica e njerëzve mendojnë. Një studim i fundit i bërë me 39,000 gra britanike të cilat po kalonin periudhën e menopauzës dhe po trajtoheshin me hormone ishin tre herë më të rrezikuara për t’u prekur nga kanceri i gjirit.

Studimet e mëparshme kanë zbuluar se kjo terapi rrit rrezikun e kancerit të gjirit, por shkencëtarët janë duke zbuluar se sa i lartë është rreziku. Sipas studimi të publikuar së fundmi 34 në 1.000 femra janë diagnostikuar me kancer vetëm pas trajtimit me hormone.

 

Share this post