Rama ironizon keq Bashën, përdor Teto Ollgën dhe memot e rrjetit (FOTO)

Rama ironizon keq Bashën, përdor Teto Ollgën dhe memot e rrjetit (FOTO)

Kryeministri Rama ka vazhduar me ironitë e tij thumbuese ndaj kryeopozitarit Basha gjithmonë duke e lidhur me zhvillimet më të fundit politike, ftesën për dialog dhe zgjedhjet që duket se po bojkotohen nga opozita.

Këtë herë, Rama ka përdorur një foto të Teto Ollgës me mbishkrim: Ky Luli më duket si ata tipat që kur e di që do ngrihet në mësim bind gjysmën e klasës të lërë orën për të shpëtuar vetë.

Një ironi që e përkthyer në diskursin politik do të përkthehej: Lulzim Basha bind gjysmën e faktorëve politikë që mos të shkojë në zgjedhje pasi ka frikë për vete.

Kjo nuk është hera e parë kur Rama përdor në rrjetet sociale “memo” të tilla ndaj kreut demokrat.

E fundit ishte ajo në fitoren e Juventusit ku tha se pas humbjes së Barcelonës, Basha do le t’i ftojë tek çadra e opozitës në bulevard.

 

 

Share this post