Blush, tendencat e pranverës

Blush, tendencat e pranverës

Blush, trukimi i mollëzave, është aleati i fytyrës kur duhet që ti theksojmë, ndriçojmë lëkurën dhe të shohim një fytyrë të shëndetshme.

Artistët më të mëdhenj të make up kanë treguar dhe tendencat e pranverë verë 2017 për këtë lloj truku.

Mbi të gjitha bëhet fjalë për një rikthim në vitet ’80 që përkthehet në blush nga tonalitete të theksuara që aplikohet në faqe, mollëza, dhe ndonjëherë dhe qepalla, që i kemi parë tek Kenzo, Chanel, Leonard Pars e Pascal Millet.

Shumë popullor edhe një pamje kukulle, e realizuar me tone të rozës, aplikuar vetëm në zonëne faqeve.

Trendi blush më i dashur nga artistët e make up dhe stilistët është zgjedhja e tonaliteteve të terracotta dhe biskotës që ngrohin faqet deri në mollëza që rezulton mjaft perfekt. Në pasarelë është përdorur nga Balmain, Dsquared2, Elie Saab, Giorgio Armani, Jasper Conran etj.

Akoma tendencë, dhe ndoshta do të jetë gjatë, faqet e theksuara nga tonalitetet ngjyrë pjeshkë të ngrohta dhe të buta, që konturojnë dhe make up-in e thjeshtë nude. Përdorur në pasarela nga Blumarine, Cristiano Burani, Daks etj.

Share this post