Meta: Koalicioni mund të fitojë lehtë, por kjo nuk është çështje force!

Meta: Koalicioni mund të fitojë lehtë, por kjo nuk është çështje force!

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues të LSI-së, kryetari i saj Ilir Meta ka folur sërish për koalicionin, ku i ka leshur një mesazh të qartë aleatit të tij në qeveri, Edi Ramës për të treguar tolerancë përballë opozitës. Meta i kujtoi Ramës se zgjedhjet në 2013 i fitoi me ndihmën e LS-ja prandaj është koha që të mos tregohet forca

“Në këtë situatë duke qenë të bindur se koalicioni PS-LSI që fitoi para 4 vitesh bindshëm dhe e gjithë KQZ iu la Berishës, pati një klimë jo të lehtë. Unë besoj se një koalicion i tillë e ka më të thjeshtë për të fituar dhe konfirmuar me zgjedhje të qeta, mos harro që tani kemi edhe PDIU. Ndaj nuk duhet parë si çështje force se kush është më i fortë dhe se kush e tërheq litarin më fort. Duhet parë si çështje tolerance”,- tha Meta.

 

Share this post