Nelly Furtado rrëfen divorcin sekret që u zbulua pas 10 vitesh

Nelly Furtado rrëfen divorcin sekret që u zbulua pas 10 vitesh

Ajo është tërhequr nga skena prej disa vitesh, por në një intervistë të re në emisionin “Loose Women”, Nelly Furtado bëri të ditur se është divorcuar nga bashkëshorti i saj pas 9 vitesh martesë. 38-vjeçarja u shpreh se një pjesë e mirë e njerëzve mendojnë se ajo është ende e martuar me Demacio Castellon-in dhe një gjë e tillë po e pengon atë që të njohë njerëz të rinj.

“Jam single tani. Dikush duhet të rifeskojë profilin tim në Wikipedia sepse nuk po më ndihmon në gjetjen e dikujt tjetër. “- u shpreh me humor këngëtarja, nënë e një vajze, duke theksuar se është gati për një lidhje të re.

Artistja u shpreh se në një pikë të caktuar, të qenit nënë, këngëtare koncertesh dhe një bashkëshorte, e bëri që të shkatërrohej. “Në pikën kulminante të karrierës sime, isha kaq e ekzaltuar. Por mora shumë përgjegjësi përsipër. Në nënë që është vazhdimisht në udhëtim që gjithashtu mundohet të mbajë një lidhje. Kam qarë në skenë.”- rrëfeu ylli i hitit “Man Eater”.

Share this post